back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeGjahu i Serbisë kundër Kosovës

Gjahu i Serbisë kundër Kosovës

Të ngjajshme

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Shaqir Totaj hap fushatën: Mandati i dytë është i projekteve të mëdha dhe për Prizrenin modern

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, hapi zyrtarisht fushatën për...

Ganimete Musliu niset për në Hagë: Kërkojmë drejtësi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës është nisur për...

Valëvitet flamuri i UÇK-së në Hagë

Flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po valëvitet në...

Gishti është drejtuar edhe kah institucionet e Kosovës për gjahun ndërkombëtar, që Serbia është duke e bërë kundër disa eksponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo për shkak se autoritetet nuk kanë bërë gjë, qoftë për të bindur shtetet që të mos veprojnë konform fletarrestimeve ndërkombëtare, që lëshohen në Beograd, qoftë për të ndjekur edhe vetë urdhërdhënësit e krimeve të luftës, të kryera 17 vjet më parë, nga fqinji verior, e të cilët tash mbajnë funksione të larta atje.

Bazuar në një fletarrestim ndërkombëtar të Serbisë, një javë më parë është ndalur nga autoritetet franceze ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili gjatë luftës ka qenë komandant i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit. Një gjykatë në Francë ka vendosur ta lirojë me kusht, për kohën derisa ta shqyrtojë kërkesën për ekstradim në Serbi. Para një viti, Haradinaj ishte ndaluar edhe në Slloveni, por ishte liruar më vonë. Autoritetet serbe e akuzojnë për krime lufte, ndonëse Tribunali i Hagës e ka shpallur të pafajshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështetur në akuza dhe fletarrestime të njëjta, më përpara, probleme sikurse të Haradinajt ka pasur edhe presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Agim Çeku. Po kështu, edhe figura të tjera që kanë qenë pjesë e UÇK-së. Vitin e shkuar, për disa ditë në Maqedoni është ndalur edhe shefi i protokollit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, Gafurr Dugolli, e në Serbi oficeri policor, Nehat Thaçi.

Kundër më shumë se 100 kosovarëve Serbia ka iniciuar ndjekje ndërkombëtare dhe dhjetëra prej tyre tashmë ndodhen në listën e INTERPOL-it. Autoritetet shtetërore të Kosovës nuk kanë arritur që ata të hiqen nga kjo listë. Veç kësaj, këtë problem kurrë nuk e kanë bërë temë në dialogun “për normalizimin e marrëdhënieve” me Serbinë, i cili prej 2011-s është duke u zhvilluar në Bruksel.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz