BallinaLajmeVV: Qeveria do të bëhet shpejt

VV: Qeveria do të bëhet shpejt

Të ngjajshme

Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka njoftuar...

Bashkëshortja e analistit pro-pushtetit Xhevdet Pozhari aplikon për gjyqtare në Kushtetuese

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit politik Xhevdet Pozhari, është...

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar për takimin që kanë pasur me William Walker ish ambasador i OSBE në Kosovë.

Sipas tyre në takim është biseduar për situatën politike në vend dhe krijimin e shpejt të institucioneve të reja.

Ky është njoftimi i plotë

“Sot, Kryetari Albin Kurti së bashku me Nënkryetarin e Lëvizjes Besnik Bislimin priti në takim ambasadorin e mirënjohur, mikun e Kosovës, z. William Walker.

Në prag të përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, u diskutua për rëndësinë e historisë në politikë, për përpjekjet nga Serbia për të mohuar krimet dhe për domosdoshmërinë e drejtësisë dhe zhdëmtimi për viktimat.

Në këtë takim miqësor u diskutua edhe për situatën aktuale politike në vend, me theks të veçantë formimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës.

Të dyja palët shprehën interesim që qeveria duhet të formohet sa më shpejtë në mënyrë që edhe vullneti politik i qytetarëve për ndryshim, i shprehur me 6 tetor, të jetësohet sa më parë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz