BallinaLajmeVV nuk e përjashton përdorimin e gazit lotsjellës

VV nuk e përjashton përdorimin e gazit lotsjellës

Të ngjajshme

Rutte: Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit mund të zgjidhen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu optimizëm...

Avancimi i proceseve parlamentare diskutohet mes Haxhiut dhe drejtoreshës së NDI-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim...

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto vendime u miratuan

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje...

Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve...

Kompania fshin të gjitha gjurmët pas aksidentit që la 4 të vdekur në Vjenë

Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi në...

Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër media kanë artikuluar fjali me përsëritjen e shpeshtë të fjalës ‘demokraci’, mirëpo duket se metodat e vjetra jodemokratike nuk i kanë harruar.

Metro mëson se deputetët e VV’ja janë përgatitur që të vonojnë dhe pengojnë me të gjitha mjetet ratifikimin e Demarkacionit, shkruan gazetametro.net.

Deputetët e VV’së në krye me Albin Kurtin do të pengojnë edhe fizikisht seancën, të cilën gjë e kishin bërë edhe më herët.

Madje, siç mëson Metro, edhe gazi lotësjellës nuk përjashtohet, ani pse përdorimi i tij vitin e kaluar ka dërguar para gjykate mjaft deputetë.

E vonesa për votimin do të bëhen edhe me metoda demokratike. Kanë qenë vetë VV e LDK që kanë thënë publikisht që do të shfrytëzojnë minutazhin në foltore. VV’ja me qëllim të vonimit, e LDK’ja me qëllim të paraqitjes se ‘po votohet marrëveshja e njëjtë që dikur bllokohej’.

Ndërkohë, akoma nuk është qartësuar a do të ketë votim sot, pasi çështja e numrave akoma është delikate. Tërheqja e Ramiz Kelmendit dhe mungesa e një vote tjetër, ka bërë që koalicioni qeveritar të mos ta ketë të qartë ecurinë e seancës.

Sidoqoftë, VV’ja së bashku me dikur opozitën e bashkuar(AAK-Nisma-VV), kishin bllokuar për një kohë të gjatë Demarkacionin. Një kohë e kishin përdorur së bashku gazin, por ai sot mund të përdoret edhe kundër disave që kishin hedhur edhe vetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz