Vuçiq flet me von der Leyen: Stabiliteti dhe bashkëpunimi janë thelbësore për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor

Presidenti serb, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Gjatë kësaj bisede, siç thotë Vuçiq, ata kanë folur për çështjet kyçe të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe mbi përparimin e mëtejshëm të këtij vendi në rrugën evropiane.
Po ashtu, Vuçiq ka bërë të ditur se ai ka theksuar ‘’përkushtimin’’ e Serbisë për zbatimin e reformave thelbësore në fushën e sundimit të ligjit, përmirësimin e sistemit gjyqësor, dhe forcimin e pavarësisë së institucioneve.
Postimi:
Bisedë e mirë dhe e hapur me Presidenten Ursula von der Leyen mbi çështjet kyçe të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian, si dhe mbi përparimin e mëtejshëm të vendit tonë në rrugën evropiane.
Theksova përkushtimin e Serbisë për zbatimin e përshpejtuar të reformave thelbësore në fushën e sundimit të ligjit, përmirësimin e sistemit gjyqësor, forcimin e pavarësisë së institucioneve, si dhe zbatimin e ligjeve për mediat dhe një pakete ligjesh reformuese, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Lexo edheKurti pret në takim ministrin e Tregtisë së Turqisë, thotë se janë dyfishuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve
Nënvizova se Serbia vazhdon të punojë me përgjegjësi dhe përkushtim në përputhje me standardet evropiane. Me mirënjohje ndaj Presidentes von der Leyen për angazhimin e saj personal, shpreha pritjen time që bashkëpunimi me Komisionin Evropian do të vazhdojë të ofrojë mbështetje të qartë për përpjekjet reformuese dhe të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.
Shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe globale. Ritheksova se stabiliteti, bashkëpunimi dhe politika e përgjegjshme janë thelbësore për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.














