Vuçiq do të ofroj zgjidhje për çështjen e Kosovës
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se deri në fund të këtij viti do të dalë me qëndrimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
“Para fundit të këtij viti, do ta jap mendimin tim”, ka thënë Vuçiqi për Televizionin Publik Serb, kur është pyetur se kur do të dalë me qëndrimin e tij lidhur me Kosovën.
Ai ka thënë se për rregullimin e të ardhmes së Serbisë është e rëndësishme që të paktën të fillojë dialogu i brendshëm lidhur me Kosovën, përcjell Telegrafi.
“Nuk mund të flas për diçka që nuk është përfundimtare. Mund të flas për diçka që është e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë. I njoh shqiptarët, i njoh serbët, por në qoftë se nuk do të provonim ta rregullojmë të ardhmen, atëherë nuk do të duhej të merremi me këtë punë”, ka thënë Vuçiq.
Lexo edheSeanca e Kuvendit vazhdon të hënën
Presidenti serb ka vlerësuar se është me rëndësi që të gjithë të fillojnë të mendojnë ndryshe, e jo të dëshirohet një Serbi e cila lëngon.
“Në qoftë se njëra palë është e kënaqur, kurse tjetra e pakënaqur, atëherë nuk ka kompromis”, tha Vuçiqi. /Telegrafi/














