Vritet një person dhe plagosen katër policë
BILLI
Lexo edheE pazakontë: Ky vend mbulohet me dëborë në mes të pranverës (Foto)
Katër policë janë plagosur gjatë një përpjekje për të arrestuar një të dyshuar, i cili kërkohej nga gjykata.
Ngjarja ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-ve dhe sipas mediave vendore, gjatë shkëmbimit të zjarrit, i vdekur ka mbetur edhe i dyshuari.
Rasti kishte ndodhur pas kërkesës së autoriteteve lokale për ndihmë nga policia për të dorëzuar një urdhër arresti për një burrë që akuzohej për “dhunë kriminale të lidhur me drogën”.
Lexo edheE pazakontë: Ky vend mbulohet me dëborë në mes të pranverës (Foto)
Zyrtarët policorë kanë njoftuar se “sapo tentuan të hynë brenda, ata u ndeshën me zjarr të armëve”.