Vritet në Novi Pazar pronari i “Selo Tours”, plagoset baxhanaku i tij
03

Lexo edheBabai nga Mitrovica bën lutje: Fëmija im po lufton me jetën, na ndihmoni për shërimin e tij

Sonte në Novi Pazar ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku persona të panjohur kanë vrarë pronarin e një agjensioni turistik në Prishtinë, dhe kanë plagosur një tjetër.
Indeksonline mëson se viktima është Selajdin Janjeva, pronari i agjensionit turistik “Selo Tours” nga Prishtina, ndërsa ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij.
Pas të shtënave, vrasësi është në arrati ndërsa Policia është në kërkim të tij, shkruan Kurir, transmeton Indeksonline.
Rezultatet e para të hetimit tregojnë se një person gjuajti me armë dhe e plagosi një person në këmbë, dhe më pas një vrasës i paidentifikuar vrau Selajdin Janjevën.

Lexo edheBabai nga Mitrovica bën lutje: Fëmija im po lufton me jetën, na ndihmoni për shërimin e tij
Policia është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, teksa edhe ambulanca shihet aty./Indeksonline/
https://www.youtube.com/watch?v=tid1ayB00g0&feature=emb_title