Vritet ministri i Mbrojtjes në Azerbajxhan, gjithçka filmohet me dron
BILLI

Lexo edheRëndohet bilanci në Itali, 221 viktima dhe 21,994 raste të reja nga Covid-19

Azerbajxhani ka publikuar pamje të momentit kur një dron i komanduar prej tyre ka qëlluar makinën ku udhëtonte ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh.
Bëhet fjalë për rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.
Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën, shkruan abcnews.al.

Lexo edheRëndohet bilanci në Itali, 221 viktima dhe 21,994 raste të reja nga Covid-19
Pas qëllimit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital. /abcnews.al