Vritet me armë 20-vjeçari në Korçë, dyshohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura
dp

Lexo edhePushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë

Viktima është identifikuar si Joan Zhuko, 20 vjeç, i cili dyshohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Siç shkruan Euronewsal, i riu dyshohet se është qëlluar me armë zjarri, ndërsa arma e përdorur dyshohet të jetë një kallashnikov.
Autori i dyshuar është identifikuar nga autoritetet dhe policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se e ka ndjekur 20-vjeçarin përpara se ta qëllonte në hyrje të një pallati.

Lexo edhePushues nga Kosova drejt Shqipërisë, në pikën kufitare të Morinit mbi 41 mijë hyrje për 12 orë
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Policia vijon kontrollet dhe kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.