Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, kur një person 37-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga një mjet i mprehtë. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen.
Në të njëjtin rast është lënduar edhe një person tjetër, i cili pas trajtimit në emergjencën e spitalit është dërguar për tretman të mëtejshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën, transmeton lajmi.net.
Policia ka arrestuar një person 31-vjeçar, i dyshuar për kryerjen e vrasjes, dhe është sekuestruar mjeti i mprehtë me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policore prej 48 orësh, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit vazhdojnë.
Komunikata e plotë: