Vrasja në zonën e ish-Bllokut/ shkarkohet shefi i sigurisë së burgjeve
03

Lexo edheNuk do ta besoni, ja cili nga qytetet shqiptare është më ‘pijaneci’

Ministrja e Drejtësisë e shkarkoi drejtorin e Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, për dështimin e transferimit të të arrestuarit Ervis Martinaj nga “Spitali Amerikan 2” në Spitalin e Burgjeve.
Arsyeja që paraqiti Sulejmani ishte se mjekët e spitalit privat refuzuan që të firmosin fletë-daljen.
Menjëherë, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa zbatoi urdhërin për shkarkim të shefit të Sigurisë së Burgjeve. Debati është zhvilluar mbrëmë dhe në fund, vetë i arrestuari Ervis Martinaj pranoi të largohet, edhe pse mjekët e spitalit nuk firmosnin.

Lexo edheNuk do ta besoni, ja cili nga qytetet shqiptare është më ‘pijaneci’
Martinaj është në masë sgurie me 30 ditë burg dhe për shkak të plagëve që kishte marrë në ngjarjen e ndodhur në bllok po trajtohej në spital.
Top Channel