back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeVrasja e Ivanoviqit, nën hetime punëtorja e partisë së tij

Vrasja e Ivanoviqit, nën hetime punëtorja e partisë së tij

Të ngjajshme

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën tre nxënës janë në gjendje kritike pas...

Abdixhiku: VV-ja e do LDK-në, por LDK-ja s’do të bashkëpunojë me ta

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku foli sonte për zhvillimet...

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Shumë akuza në drejtim të institucioneve të drejtësisë, kishin bërë njerëzit e partisë së Oliver Ivanoviqit për vrasjen e liderit të partisë Iniciativa Qytetare.

Por, tashmë edhe zyrtarë të partisë së tij janë duke u hetuar si të dyshuar në vrasjen e Ivanoviqit.

Prokuroria ka nisur hetimet për Silva Arsoviqin, e cila punon si administratore në zyrat e SDP-së, raporton KTV.

Arsoviqi, sipas Prokurorisë, dyshohet se kishte qenë afër kamerave të sigurisë në këtë parti, të cilat nuk kishin funksionuar pikërisht në momentin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Prokurori, i cili po heton rastin, në të cilin i dyshuar kryesor është nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq, thotë se ka pranuar një ftesë nga avokati i tij për ta intervistuar në Serbi, por që ai këtë nuk e ka pranuar.

Hoxha insiston se intervistimi i Radojiçiqit dhe gjithë të dyshuarve për vrasjen do të bëhet në zyrat e Prokurorisë Speciale.

Përkundër kërkesave drejtuar autoriteteve në Serbi, që të japin qasje në bisedat dhe telefonatat e Ivanoviqit para vrasjes, Prokurorisë në Kosovë i janë dhënë vetëm numrat të cilët i ka përdorur ai.

Nënkryetarja e Iniciativës Qytetare, Ksenija Bozhoviq, nuk është deklaruar për hetimet që ka nisur Prokuroria për një punëtore të kësaj partie.

Përgjigje nuk kanë dhënë as Prokuroria e Ministria e Drejtësisë në Beograd.

Por, Milan Radojiçiq, që vazhdon të kërkohet nga Prokuroria në Kosovë, lirshëm vazhdon aktivitetin në Beograd, ku është zgjedhur edhe kryetar i Federatës së Futbollit për Kosovë.

Ditëve të fundit, janë dy krerët më të lartë të shtetit të cilët kanë akuzuar njërin-tjetrin për takimet që kishin me të dyshuarin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Derisa presidenti Hashim Thaçi tha se dëboi nga Kosova mikun e kryeministrit Ramush Haradinaj, ky i fundit deklaroi se me Milan Radojiçiqin u takua bashkë me Thaçin në zyrën e tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz