back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeLimaj: Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës kryekomandantit Adem Jashari

Limaj: Qytetarët e Kosovës do t’i jenë përjetë mirënjohës kryekomandantit Adem Jashari

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se sakrifica e familjes Jashari vazhdon të mbetet burim frymëzimi për të gjithë.

“Qytetarët e Kosovës, shqiptarët kudo që janë do t’i jenë përjetë falënderues kryekomandantit, Adem Jashari, i cili 21 vite me parë ndryshoi rrjedhat e historisë jo vetëm të Kosovës e kombit shqiptarë, por edhe më gjerë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë i Limajt:

Në Akademinë Përkujtimore kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta nderuar sakrificën e Familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari.
Sakrifica heroike e familjes Jashari vazhdon të mbetet burim frymëzimi për ne dhe brezat e ardhshëm.
Qytetarët e Kosovës, shqiptarët kudo që janë, do t’i jenë përjetë falënderues kryekomandantit Adem Jashari, i cili 21 vjet më parë ndryshoi rrjedhat e historisë jo vetëm të Kosovës e kombit shqiptar, por edhe më gjerë.
Lavdi e përjetshme komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të Kombit.
FL

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz