Aksident i rëndë në Shqipëri, babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor vajzën, humb jetën 3-vjeçarja
dp

Lexo edhe63 minatorë ngujohen në horizontin e 11-të Trepçës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:50, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, raporton Euronewsalbania.
Si pasojë e plagëve të marra, 3-vjeçarja ka humbur jetën.

Lexo edhe63 minatorë ngujohen në horizontin e 11-të Trepçës
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.