Vrasja e familjes shqiptare, dyshohet se është me porosi nga mafia italiane!
BILLI
Lexo edheVrasja në Shkodër, pse u ekzekutua pronari i dy lokaleve në Velipojë?
Një vrasje e trefishtë tronditi Dibrën pak ditë më pare. Amid Pocesta, Nazmije Pocesta dhe Anila Pocesta janë vrarë në shtëpinë e tyre në Dibër në kohën kur po flinin.
Mediat shqiptare në Maqedoni dyshonin se prapa vrasjes mund të jetë Rasim Findo, një person që kishte disa mosmarrëveshje me familjen në fjalë.
Por, pas hetimeve fillestare del se Findo është i pafajshëm dhe se ekziston një skenar tjetër prapa këtij krimi makabër.
Amid Pocesta ishte dëshmitar i një vrasje që kishte ndodhur më parë në Itali. I njëjti ka dëshmuar në një vrasje ku ka qenë e inkriminuar mafia italiane.

Lexo edheVrasja në Shkodër, pse u ekzekutua pronari i dy lokaleve në Velipojë?
Për atë vrasje, një person është dënuar me 40 vite burg. Vrasja e tre antarëve të familjes Pocesta e cila jeton që disa vite në Itali dyshohet se është bërë nga person të afërt me mafinë italiane.
Vrasja e tre shqiptarëve thuhet të jetë kryer në mënyrë tejet profesionale. Vrasësi/t, kanë vrarë në gjumë të tre familjarët, duke mbyllur më pas dyert e shtëpisë, për çka trupat e viktimave janë gjetur disa orë më pas. /Indeksonline/
