Voziti 212 km/h në rrugët e Shqipërisë, shoferi gjobitet me 4.300 euro
dp

Lexo edhe“Ka ardhur koha me u qethë prapë” – Koci paralajmëron protesta para Kuvendit nëse nuk ka zgjidhje: Këtë herë besoj që nuk do të jem vetëm

Një drejtues automjeti është ndëshkuar me një gjobë rreth 4.000 euro pasi u kap duke lëvizur me shpejtësi 212 kilometra në orë në aksin rrugor Milot–Laç.
Sipas Policisë së Shtetit, shkelja u evidentua në kulmin e fluksit të trafikut, ndërsa shoferi, me shpejtësinë e tij, krijoi rrezik potencial për aksidente të rënda rrugore.
“Policia Rrugore ndërhyri menjëherë, e ndaloi drejtuesin e automjetit dhe, përveç gjobës, i zbriti edhe 12 pikë nga leja e drejtimit”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe“Ka ardhur koha me u qethë prapë” – Koci paralajmëron protesta para Kuvendit nëse nuk ka zgjidhje: Këtë herë besoj që nuk do të jem vetëm
Autoritetet e Shqipërisë njoftuan se kontrollet me pajisjet inteligjente Poliscan do të vazhdojnë në akset rrugore kombëtare për të identifikuar dhe ndëshkuar drejtuesit që tejkalojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë.