Voton Ramush Haradinaj – dy fëmijët e tij hodhën votën për herë të parë
dp

Lexo edheProkuroria në Mitrovicë ndalon 5 të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka votuar me bashkëshortën e tij, Anitën, në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Pas votimit, ai tregoi para mediave se sot për herë të parë votuan edhe dy fëmijët e tij, Hana dhe Gjini.
“Procesi ka filluar mirë, në përjashtim të votave me kusht me disa vonesa. Hana dhe Gjini votojnë për herë të parë. Nëna Rukë ka votuar në Gllogjan”.

Lexo edheProkuroria në Mitrovicë ndalon 5 të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”
“Dilni të votoni. Kosova ka nevojë për votën tuaj. Na priftë e mbara”, ka thënë Haradinaj, njofton Klankosova.tv.