back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaZgjedhjet 2025Prokuroria në Mitrovicë ndalon 5 të dyshuar për “cenim të përcaktimit të...

Prokuroria në Mitrovicë ndalon 5 të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”

Të ngjajshme

Pas pak një prime i zjarrtë, a do ketë hyrje të reja në BBVK?

Një prime plot adrenalinë pritet të zhvillohet edhe sonte...

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e këtij personi, ja për çfarë vepre po dyshohet

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin me qytetarët për...

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

Ushtarët gjermanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit...

Prokuroria  Themelore në Mitrovicë ka iniciuar dy raste të ndryshme që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Në rastin e parë ka ndaluar katër persona, ndërsa në rastin e parë një person, të dyshuar për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”.

“Në rastin e parë ka ndaluar katër persona, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, në rastin e dytë ka ndaluar një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti me veprimet e tij ka kryer veprën penale: “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”, nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Në njoftim thuhet se prokurorët e Shtetit, të cilët po kujdestarojnë sot, do të veprojnë me urgjencë në secilin rast që mund të paraqitet me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve të mundshme gjatë këtij procesi zgjedhor. 

“Prokurori i Shtetit sërish i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz