BallinaLajmeVon der Leyen: Nuk ka stabilitet në Lindjen e Mesme derisa Libani...

Von der Leyen: Nuk ka stabilitet në Lindjen e Mesme derisa Libani “digjet”

Të ngjajshme

Konjufca merr pjesë në Samitin e Diasporës Shqiptare në Tiranë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme...

Vdes punëtori pasi bie nga kati i shtatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës...

Maloku: Mungon vullneti për zgjedhjen e presidentit, përgjegjësia bie te subjekti më i madh

Politologu Albinot Maloku ka vlerësuar se mungesa e vullnetit...

Nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik për sa kohë që Libani është “në flakë”, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Një mësim kyç i javëve të fundit është se siguria është e pandashme. Nuk mund të ketë stabilitet në Lindjen e Mesme apo në Gjirin Persik ndërsa Libani është në flakë. Prandaj, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë sovranitetin e Libanit dhe të zbatojnë një ndërprerje të plotë të armiqësive,” tha von der Leyen në një konferencë për shtyp, shkruan CNN.

Duke falënderuar Pakistanin për rolin e tij “të rëndësishëm” në ndërmjetësimin e bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit gjatë fundjavës, ajo paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme në Liban “rrezikojnë të prishin gjithë procesin”.

Liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit është me “rëndësi thelbësore”, tha ajo, duke tërhequr vëmendjen për ndikimin ekonomik të luftës.

“Që nga fillimi i konfliktit, 44 ditë më parë, fatura jonë për importet e lëndëve fosile është rritur me mbi 22 miliardë euro. 44 ditë, 22 miliardë euro, asnjë molekulë energjie më shumë,” tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz