Vodhën në fabrikë, këta janë tre hajnat e dyshuar nga Dragashi
dp

Lexo edheBisedat VV-LDK, Gashi: S’është me rëndësi kush-kujt çka po i grabit, por mënyra si qeveriset vendi e raportet me partnerët

Mbrëmë rreth orës 21:10, Policia ka reaguar ndaj një rasti të vjedhjes në zhvillim në një fabrikë në Dragash, e cila aktualisht nuk është në funksion.
Patrullat policore të stacionit të Dragashit dhe patrulla kufitare kanë shkuar në lokacionin e dyshuar.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të arrestuar janë Azem Ramadani, Deniz Alidini dhe Esved Miftari.

Lexo edheBisedat VV-LDK, Gashi: S’është me rëndësi kush-kujt çka po i grabit, por mënyra si qeveriset vendi e raportet me partnerët
Në vendin e ngjarjes, te të dyshuarit, janë gjetur mjete të përdorura për vjedhje si: dorëza, fleks, bateri, sharrë metalike, si dhe një automjet që i përkiste njërës nga të dyshuarit. Përveç hetuesve të Stacionit Policor të Dragashit edhe hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni kanë dalë në vendin e ngjarjes për procedura të mëtejshme.
Pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit kujdestar, tre të dyshuarit (meshkuj të moshës 38, 37 dhe 36 vjeç) janë ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, policia ka sekuestruar automjetin e të dyshuarve dhe disa mjete pune të përdorura gjatë veprës penale./Indeksonline/