back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptareVlorë, zjarri përfshin fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë

Vlorë, zjarri përfshin fushën e mbetjeve urbane dhe kodrat e Lapardhasë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në qytetin e Vlorës.

Njëra prej tyre ka përfshirë sërish fushën e mbetjeve urbane të qytetit, ku për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi. Aktualisht, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Ajo që është më shqetësuese është tymi toksik që shpërndahet në ajër, duke përbërë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, si dhe për turistët që ndodhen në qytetin e Vlorës.Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Lapardha të bashkisë së Selenicës. Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka përfshirë kodrat mbi fshat, duke rrezikuar banesat. Banorët, së bashku me zjarrfikësit e Selenicës, po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz