BallinaLajmeVlora Çitaku për 12 tetorin: PDK do të fitojë, qytetarët do të...

Vlora Çitaku për 12 tetorin: PDK do të fitojë, qytetarët do të fitojnë, Kosova do të fitojë!

Të ngjajshme

Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit

Indri Shiroka dhe Vanesa Sono kanë shkëmbyer puthjen e...

E rëndë në Pejë, një punëtor humb jetën në vendin e punës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pejë. Burime të IndeksOnline...

Ekspozitë e çuditshme në Berlin: Qen robotë me kokat e personazheve të famshëm

Qentë robotë me koka silikoni hiperrealiste të modeluara sipas...

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku ka folur për rrjedhën e fushatës zgjedhore dhe mbështetjen e madhe qytetare që po merr PDK në mbarë vendin.

Në fjalën e saj, Çitaku theksoi se në ditën e 8-të të fushatës, kandidatët për kryetarë komunash dhe ekipet për kuvendet komunale kanë zhvilluar mbi 1 mijë takime në çdo fshat, lagje e qytet të Kosovës, ku oferta politike e PDK-së është pritur me gëzim, entuziazëm dhe besim nga qytetarët.

“Sepse kjo është oferta më e mirë politike në vend, tashmë e dëshmuar si modeli më i suksesshëm i qeverisjes lokale. Vizioni ynë është i qartë: më mirë – një komunë që funksionon, një komunë që shërben, një komunë që jep llogari te qytetari. Ky është dallimi ynë”, tha ajo.

Sekretarja e PDK-së u shpreh e bindur se partia nuk do të fitojë vetëm në komunat ku aktualisht qeveris, por edhe në shumë të tjera, duke dëshmuar epërsinë e kandidatëve të saj në krahasim me kundërkandidatët.

“Ne nuk po kërkojmë besim vetëm për PDK-në si parti, por për qytetarët tanë. Për ta ndërtuar bashkë komuna që nuk janë pronë e individëve, por shtëpi e përbashkët për secilin qytetar”, tha Çitaku.

Ajo falënderoi qytetarët për kulturën e lartë demokratike që po tregojnë gjatë fushatës, për pjesëmarrjen masive në takime dhe për kontributin e tyre me ide e kritika, duke theksuar se këto e bëjnë PDK-në edhe më të fortë.

Një mirënjohje të veçantë, Çitaku ia dedikoi aktivistëve të PDK-së – gra e burra, të rinj e të moshuar – që me përkushtim e energji po e mbajnë gjallë shpirtin e fushatës.

“Kjo është fytyra e vërtetë e Partisë Demokratike të Kosovës: kulturë politike, respekt për qytetarin dhe besim të palëkundur se vetëm përmes punës e bashkimit mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për komunat tona dhe për Kosovën. PDK do të fitojë. Qytetarët tanë do të fitojnë. Dhe Kosova do të fitojë!”, përfundoi Vlora Çitaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz