BallinaSportPas Hajdarit, edhe Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Pas Hajdarit, edhe Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Të ngjajshme

Pas Albian Hajdarit, edhe futbollisti tjetër kosovar, Leon Avdullahu e ka vazhduar kontratën me Hoffenheimin.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi gjerman përmes faqes së tij zyrtare në rrjetet sociale, pa e specifikuar megjithatë periudhën e kohëzgjatjes së kontratës së re, përcjell “Gazeta Express”.

“Pas Albian Hajdarit dhe Ozan Kabak, Leon Avdullahu është bërë lojtari i radhës kyç i ekipit që e nënshkruan një kontratë të re afatgjate me Hoffenheimin”, njoftoi klubi i Bundesligës.

Përfaqësuesi kosovar është lojtar mjaft i rëndësishëm për klubin gjerman, ndërsa aty luan me plot sukses së bashku me shokët dardanë, Albian Hajdari dhe Fisnik Asllani. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz