BallinaLajmeEkspozitë e çuditshme në Berlin: Qen robotë me kokat e personazheve të...

Ekspozitë e çuditshme në Berlin: Qen robotë me kokat e personazheve të famshëm

Të ngjajshme

Ishte plagosur para 10 muajsh, 28-vjeçarit i hiqet plumbi nga mushkëria, QKUK-ja jep detaje

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar për një...

Mushkolaj për deklarimin e Osmanit: Ligjëratë nga shkatërruesja e LDK-së

Ish-presidentja Vjosa Osmani është deklaruar sot në lidhje me...

Edita Tahiri krahason Qeverinë Thaçi me Qeverinë Kurti: Atëherë e kemi mrekulluar botë me aftësitë tona

Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me zhvillimet...

Pas Hajdarit, edhe Avdullahu e vazhdon kontratën me Hoffenheimin

Pas Albian Hajdarit, edhe futbollisti tjetër kosovar, Leon Avdullahu...

Qentë robotë me koka silikoni hiperrealiste të modeluara sipas figurave të famshme – përfshirë Elon Musk, Mark Zuckerberg, Jeff Bezos, Andy Warhol dhe Pablo Picasso – mund të shihen duke lëvizur nëpër muze në Berlin, duke “nxjerrë” herë pas here imazhe të shtypura të mjedisit përreth tyre që i kanë kapur më parë me kamera të integruara.

Instalimet janë pjesë e një projekti interaktiv nga artisti amerikan Beeple, aktualisht i ekspozuar në Neue Nationalgalerie.

Çdo imazh i shtypur tregon një pjesë të realitetit të transformuar nga inteligjenca artificiale për të reflektuar “personalitetin” e qenit, ose botëkuptimin e personit kokën e të cilit mban – për shembull, qeni me imazhin e Picasso krijon piktura në stilin kubist, ndërsa qeni Warhol prodhon vepra në një estetikë pop-art.

Organizatorët thonë se instalimi është një koment mbi mënyrën se si perceptimet tona formohen nga algoritmet dhe platformat teknologjike.

“Njëherë e një kohë, pikëpamja jonë për botën formohej nga mënyra se si artistët e shihnin realitetin”, tha Beeple. “Mënyra se si pikturonte Picasso ndryshoi pikëpamjen tonë për botën, ashtu si edhe mënyra se si Warhol interpretonte kulturën e konsumatorit.”

Sot, shton artisti, raporton AP, perceptimi po formësohet gjithnjë e më shumë nga miliarderët e teknologjisë që kontrollojnë algoritme të fuqishme dhe vendosin se çfarë do të shohim dhe çfarë jo.

“Është një sasi e madhe pushteti që ende nuk e kuptojmë plotësisht – sepse kur duan të ndryshojnë diçka, nuk kanë nevojë të lobojnë në OKB ose të kalojnë nëpër Kongres apo BE. Ata thjesht ndryshojnë algoritmet” – theksoi ai.

Qentë në instalacion mbajnë gjithashtu koka që përshkruajnë vetë Beeple-in.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz