HomeLajmeVllasi: Këta që po prodhojnë kriza, nuk dinë ta udhëheqin shtetin

Vllasi: Këta që po prodhojnë kriza, nuk dinë ta udhëheqin shtetin

Të ngjajshme

Ditën e djeshme, partitë politike nisën fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.

Lëvizja Vetëvendosje e PDK-ja nisen fushatën nga qyteti Ferizaj. Lidhja Demokratike tubimin hapës e mbajti në Prishtinë, ndërsa AAK-ja në Gjakovë.

E analisti politik Azem Vllasi në një prononcim për Indeksonlinen ka komentuar situatën politike dhe fushatën zgjedhore.

Ai thotë se një është e sigurt, se pas këtyre zgjedhjeve do të kemi përsëri zgjedhje të reja.

‘’Gjithçka duket ashtu si kemi pa që një vit e gjysmë. Ajo që duket si e sigurt është se edhe pas këtyre zgjedhjeve do të kemi zgjedhje tjera’’, thotë ai për Indeksonlinen.

Më tutje Vllasi thotë se këta që po prodhojnë krizë të vazhdushme institucionale, po tregojnë se përveç zgjedhjeve, shtetin nuk dinë ta udhëheqin.

‘’Kurtit po i pëlqen qeverisja pa institucione. Boll e ka “Qeverinë në detyrë”, shtoi në fund Vllasi për Indeksonline.

Fushata zgjedhore do të zgjasë deri më 7 qershor në orën 06:59./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz