HomeLajmeDështon seanca në rigjykimin ndaj Cedomir Aksiqit për krime lufte, mungoi avokati...

Dështon seanca në rigjykimin ndaj Cedomir Aksiqit për krime lufte, mungoi avokati mbrojtës

Të ngjajshme

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit për krime lufte, Cedomir Aksiq, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Seanca dështoi pasi avokati i të akuzuarit, Ymer Berisha, deklaroi se ka probleme shëndetësore.

Ky proces gjyqësor tashmë është në rigjykim, pasi Gjykata e Apelit kishte vendosur që lënda të kthehej edhe njëherë në shkallën e parë për gjykim, duke kërkuar plotësimin e kushteve për gjykim në mungesë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Aksiq, avokati Ymer Berisha, më 29 maj 2026, ka njoftuar Gjykatën se, për shkaqe shëndetësore, nuk mund të paraqitet në seancën e së premtes, duke bashkëngjitur edhe raportin shëndetësor, në të cilin i propozohet regjim shtrati, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të pranishëm në sallën e gjykimit ishin prokurorja Habibe Salihu dhe përfaqësuesi i viktimave, Ibrahim Terstena.

Në mungesë të kushteve ligjore, për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës, seanca e së premtes u shty për një datë tjetër.

I akuzuari Aksiq u shpall fajtor dhe u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 15 vjet burgim, më 26 dhjetor 2024.

Ndryshe, më 20 nëntor 2023, në Gjykatën Themelore në Prishtinë kishte nisur gjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i akuzuar për krime lufte. Gjykimi në mungesë parashihet me Kodin e Ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz