Presidenti rus, Vladimir Putin, ka komentuar incidentin me dronin që u rrëzua në territorin e Rumanisë, duke deklaruar se nuk mund të konfirmohet nëse bëhej fjalë për një dron rus.
Mes tjerash, Putin ka thënë se është informuar për ngjarjen vetëm së fundmi.
“Mësova vetëm jashtë hyrjes së kësaj salle se kinse kishte ndodhur një incident me dronin tonë”, deklaroi ai.
Presidenti rus shtoi se Rusia është e gatshme të zhvillojë një hetim objektiv nëse pala tjetër e kërkon një gjë të tillë.
“Le të na dorëzojnë të dhënat, si dhe mbetjet e dronit, dhe ne do të zhvillojmë një hetim objektiv. Vetëm atëherë do të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur”, përfundoi Putin.