HomeSportDinamo i Ferizajt e siguron finalen e barazhit, e ‘dërgon’ Lirinë në...

Dinamo i Ferizajt e siguron finalen e barazhit, e ‘dërgon’ Lirinë në shtëpi

Të ngjajshme

Përçarje te Brazili, Neymar akuzohet se po mban ‘peng’ kombëtaren

Superylli brazilian Neymar, 34 vjeç, është përfshirë në një...

Droni në Rumani, reagon Putini: Le të na japin mbetjet, do ta hetojmë

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka komentuar incidentin me dronin...

Uran Ismaili: Vlerat e UÇK-së janë të përbashkëta, përtej çdo dallimi partiak

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe numri dy...

Dinamo i Ferizajt, i cili pak ditë para ndeshjes e ndërroi trajnerin, e ka siguruar finalen e barazhit për inkuadrim në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar tashmë nga Burim Qerkini, e ka mposhtur Lirinë e Ismet Munishit në gjysmëfinalen e barazhit, e cila u luajt në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, mes vendit të tretë dhe të katërt në tabelën e Ligës së Parë.

Dinamo fitoi 2-0, me dy golat e shënuar në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi pjesa e parë përfundoi pa gola dhe me pak raste.

Ishte Daniel Tetteh që shënoi për 1-0, në minutën e 62-të, pas një hutie në mbrojtjen e Lirisë.

Kur Liria nisi të shpeshtojë sulmet, Dinamo e gjeti edhe golin e dytë.

Në minutën e 80-të, Ardian Shaljani shënoi për 2-0, pasi u gjet më së miri në zonë, nga një top që po vinte pak më larg se vija e 16-shit.

Me këtë fitore, skuadra e Qerkinit e ka siguruar kualifikimin në finalen e barazhit për inkuadrim në Superligën e Kosovës, ku do të luajë ndaj vendit të tetë të Superligës së Kosovës.

Momentalisht ky vend i përket Llapit, me një xhiro nga fundi i Superligës së Kosovës.

Ndeshja finale e barazhit të Superligës së Kosovës do të zhvillohet më 6 qershor./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz