back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeVjosa Osmani: Kushdo që kërcënon ShBA-në, ka kërcënuar Kosovën

Vjosa Osmani: Kushdo që kërcënon ShBA-në, ka kërcënuar Kosovën

Të ngjajshme

Aksion i Doganës në Ferizaj: Kapen barna të kontrabanduara në barnatore dhe banesa private

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndërmarrë sot...

Lëndohet Rudiger, mungon ndaj Real Sociedad, klubi mbretëror del me komunikatë

Futbollisti i Reala Madridit, Antonio Rudiger nuk është ftuar...

Proceset drejt fundit, Specialja emëron gjykatës të ri

Më 11 shtator, Autoriteti Emërues, gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano,...

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

U.d së presidentit, Vjosa Osmani në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqësor jashtë vendit ka thënë se kushdo që kërcënon Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kërcënuar edhe Republikën e Kosovës.

Osmani para ushtarëve të FSK’së tha se pa mbështetjen e Ushtrisë amerikane misioni do të ishte i pamundur.

“Ky mision nuk do të ishte i mundshëm pa mbështetjen e Ushtrisë Amerikane. Prandaj, të nderuar përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këta djem janë edhe djemtë tuaj. Misioni juaj është edhe mision i yni! Është paqja dhe besimi në vlera të përbashkëta që na bëri bashkë dhe ato t’i bëjmë të mundshme”, tha Osmani.

Osmani tutje tha se kushdo që kërcënon ShBA’në ka kërcënuar edhe Kosovën.

“Siç e kemi dëshmuar edhe më parë, ne nuk dimë të zmbrapsemi. Ushtarët tanë do të jenë kudo dhe kurdo që rrezikohen interesat tona e vlerat në të cilat besojmë, por edhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të aleatëve tanë të tjerë. Pra, që të jemi të qartë, kush do që kërcënon Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët tanë të tjerë ka kërcënuar edhe Republikën e Kosovës. Pra në Kosovën, Amerika e aleatët tjerë gjithnjë do të gjejnë aleatin e tyre më lojal”, ka thënë Osmani./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz