back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaSportVjosa Osmani: Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në...

Vjosa Osmani: Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore

Të ngjajshme

Paris Grand Slam: Gjakova, Muminoviq dhe Kasapi shkojnë tutje, Loxha eliminohet

Xhudistët e Kosovës i kanë nisur sot, e shtunë,...

Zelensky: SHBA-ja i ka dhënë afat deri në qershor përfundimit të luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se SHBA-ja u...

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të ”Paris Grand Slam”

Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të ”Paris Grand...

E mori rrjedha e ujit, gjendet pas 1 muaji trupi i pajetë i Jurgen Karajt

Pas rreth një muajsh kërkime, është gjetur këtë të...

Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në ceremoninë madhështore të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore, në Milano–Cortina 2026, duke shënuar edhe një tjetër moment historik për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

Kosova po përfaqësohet në këto lojëra nga dy skitarët, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, shkruan IndeksOnline.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale, uroi sportistët përfaqësues, duke theksuar se Kosova qëndron pranë tyre sot, nesër dhe gjithmonë.

Ajo uroi që Kryeziu dhe Kokaj të kenë fat në garat e tyre dhe të kthehen faqebardhë nga kjo ngjarje e madhe sportive botërore.

”Flamuri i Republikës së Kosovës u valëvit me krenari në hapjen madhështore të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.

Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, dy skitarët tanë, përfaqësojnë Kosovën me dinjitet, guxim dhe ëndrra të mëdha.

Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë! Ju priftë fati e u kthefshin faqebardhë!”. ka shkruar Vjosa Osmani./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz