back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaBotëVizat amerikane, SHBA do kërkojë dhe historinë në rrjetet sociale

Vizat amerikane, SHBA do kërkojë dhe historinë në rrjetet sociale

Të ngjajshme

Ambasadori britanik Hargreaves me vlerësime të larta për Lladrovcin

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka vizituar komunën e Drenasit,...

Haradinaj: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për vendin

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar mbajtjen e...

Administrata e Trump ka miratuar një plan ku do i kërkojë aplikuesve për viza amerikane detaje nga përdorimi i tyre  i rrjeteve sociale.

Sipas BBC, zyrat konsullore tashmë mund të kërkojnë të dhëna për emrat e tyre në rrjetet sociale në një pyetësor të ri. Gjithashtu u jep mundësinë autoriteteve të kërkojnë adresat e emailit, numrat e telefonit dhe një informacion biografik të 15 viteve.

Por kjo mund të kërkohet kur nevojitet “një verifikim rigoroz për sigurinë kombëtare”, thotë për Reuters një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

Sipas raportimeve, Departamenti i Shtetit pret që 0.5% të aplikuesve për viza tu jepet ky pyetësor.

Kritikët argumentojnë se kjo mund të çojë në shtrirje të padëshiruar të mbledhjes së informacioneve personale jo të rëndësishme për kontrollet e sigurisë.

Sigurimi i informacionit është vullnetar, edhe pse pyetësori i informon aplikantët se “individiët që …. nuk sigurojnë të gjitha informacionet e kërkuara mund të mos e marrin vizën amerikane”. /tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz