Von Cramon mirëpret lajmin për mosbashkëpunimin mes Listës së Studentëve dhe Listës Serbe
dp

Lexo edheFerdonije Qerkezi komenton Qeverinë: Mosvet, edhe neve na kanë humb shpresat

Eurodeputetja Viola von Cramon ka mirëpritur lajmin se Lista e Studentëve, e cila ka fituar zgjedhjet në Serbi, nuk do të bashkëpunojë politikisht me Listën Serbe në Kosovë.
Përmes një reagimi në platformën X, Von Cramon e ka cilësuar këtë zhvillim si një ndryshim të rëndësishëm politik.
“Patjetër që është një ndryshim i madh. Le të shohim se si kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet e përgjithshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por tingëllon premtuese”, ka shkruar ajo.
Ky reagim vjen pas raportimeve se nuk do të ketë bashkëpunim politik ndërmjet Listës së Studentëve dhe Listës Serbe, e cila qeveris në të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë./IndeksOnline/

Lexo edheFerdonije Qerkezi komenton Qeverinë: Mosvet, edhe neve na kanë humb shpresat
Definitely a major shift. Let‘s see how this can influence the overall relationship between Kosovo and Serbia. But it sounds promising.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) November 1, 2026