back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaBotëPresidenti gjerman kërkon mbështetje të BE-së për Ballkanin

Presidenti gjerman kërkon mbështetje të BE-së për Ballkanin

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka kërkuar që Evropa të mbetet e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor, megjithë problmet e shumta që e prekin këtë rajon.

Mëtutje zoti Steinmeier, mbrëmë në fund të takimit në Brione të Sllovenisë, tha se “ajo që ndodhë në këtë rajon dhe po ashtu ajo që nuk ndodhë, do të na shqetësojë ne dhe do të ketë ndikim në ne”.

Ky takim i liderëve të vendeve të Ballkanit, që sponzorizohet nga Bashkimi Evropian, synon gjetjen e mënyrave për rritjen e bashkëpunimit në rajon.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit, është kërkuar integrim i mëtejshëm në BE, forcim i dialogut dhe përmbajtje nga “retorika nacionaliste dhe provokuese”.

Në samit morën pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë.

“Paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik në rajon, duhet të jetë lartë në agjendën tonë”, ka thënë presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Derisa Brukseli ka propozuar anëtarësim të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian në të ardhmen, Rusia e ka kundërshtuar një lëvizje të tillë dhe ka bërë përpjekje për ta rritur ndikimin e saj në rajon.

Në samit mori pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz