Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh
dp

Lexo edheVrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, institucionet të marrin veprimet që kërkon ligji

Gjilani është përballur me disa ngjarje të rënda gjatë javëve të fundit, ku kanë humbur jetën pesë persona në rrethana tragjike.
Më 9 tetor, në fshatin Livoç i Poshtëm, u vranë një grua 27-vjeçare dhe vëllai i saj 31-vjeçar. Në të njëjtin rast u plagos rëndë edhe një familjar 48-vjeçar.
Prokuroria njoftoi se i dyshuari ishte 38-vjeçar dhe se motivi i rastit ende nuk dihej.
Më 11 tetor, një tjetër ngjarje tragjike u regjistrua në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
I dyshuari, babai i të ndjerit, ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia kishte nisur kërkimet për lokalizimin e tij.
Ndërkaq, sonte, më 1 nëntor, një tjetër tragjedi u raportua në fshatin Demiraj, ku u gjetën pa shenja jete një 27-vjeçar dhe një foshnjë.

Lexo edheVrasja e dyfishtë në Gjilan, Gërvalla: Rrethanat e rastit të hetohen plotësisht dhe pa vonesa, institucionet të marrin veprimet që kërkon ligji
Policia ka arrestuar një 65-vjeçar, babanë e viktimës së rritur, ndërsa rasti është cilësuar si „Vrasje e rëndë“.
Sipas organeve të rendit, hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në fshatin Demiraj ku humbën jetën dy persona.
“Sot komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë për humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjarët”, shkroi ai në Facebook.