Rasti i Arlindës, Natyra Kuçi e bën fajtore edhe Komunën e Pejës, ja pse
dp

Lexo edheImami dhe ish-këshilltari i Konjufcës që u largua nga Kosova për të punuar në Gjermani, vite më parë ishte dënuar për dhunë ndaj bashkëshortes

Natyra Kuçi ka ngritur akuza ndaj institucioneve komunale në Pejë lidhur me trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, duke pretenduar se kërkesat e saj për kthimin e fëmijëve janë injoruar për katër muaj.
Ajo ka thënë se gjatë kësaj periudhe Arlinda Zekaj u është drejtuar vazhdimisht institucioneve përkatëse, por nuk ka marrë përgjigjen e nevojshme. Sipas Kuçit, shqetësuese është edhe mënyra se si janë trajtuar fëmijët gjatë intervistimit, duke pretenduar se kjo është bërë pa praninë e psikologut dhe përkthyesit.
Kuçi ka ngritur gjithashtu dyshime për ndikime politike dhe lidhje familjare në trajtimin e këtij rasti, duke akuzuar institucionet për neglizhencë dhe mungesë reagimi. Ajo ka kërkuar përgjegjësi për mënyrën se si është trajtuar çështja që përfshin fëmijët e Arlinda Zekajt.

Lexo edheImami dhe ish-këshilltari i Konjufcës që u largua nga Kosova për të punuar në Gjermani, vite më parë ishte dënuar për dhunë ndaj bashkëshortes
Më poshtë mund të dëgjoni deklaratën e plotë./IndeksOnline/