back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVisar Ymeri tregon nëse flet me Albin Kurtin

Visar Ymeri tregon nëse flet me Albin Kurtin

Të ngjajshme

Arrestohen dy persona në Obiliq, në veturë iu gjeten armë e fishekë

Dy persona janë arresuar në rrugen “Hasan Prishtina” në...

E dërgoi për ta servisuar, pronari thotë së ia vodhën veturën

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e...

Trump rrit tarifat amerikane për importet e Koresë së Jugut në 25%

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do...

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri, ka folur rreth lëvizjes Vetëvendosjes dhe largimit të tij nga aty.

Që nga ndarja e VV’së Ymeri thotë të mos ketë komunikuar me tashmë kryetarin e qeverisë Albin Kurti.

“Ai s’komunikon me mu. Unë s’kam inat personal as me atë e as me askënd tjetër”, tha Ymeri i ftuar në emisionin ‘A Shoë” në televizionin 7.

Lidhur me këtë ai ka kritikuar të parin e VV’së dhe anëtarëve të tjerë të kësaj partie të cilët sipas tij kanë personalizuar politikën, duke mos komunikuar me kolegët e partive të tjera.

“Në VV për një kohë të gjatë e kemi personalizuar politikën’, tha Ymeri duke kritikuar edhe vetën e tij.

“Jemi sjellë me kolegët e partive tjera sikur të infektuar me koronavirus që s’guxon as t’i ofrohesh e le më t’i përshëndetësh”, theksoi ai.

Ymeri ka folur edhe rreth momentit kur ai mendoi se rruga e tij me VV’në ka marrë fund.

“Mospajtimet tona kanë marrë hov në atë se si do të duhej të vazhdojmë demokratizimin e VV’së në kushtet kur VV tashmë është bërë parti e madhe”, shpjegoi ai.

Ish-anëtari i VV’së ka treguar se është ofenduar gjatë nga ish-partiakët.

“Po shpesh më kanë quajtur edhe tradhtar”, tha Ymeri.

Të Fundit

Sport

ShowBiz