BallinaLajmeVisar Azemi : ZRRE nuk e rriti çmimin e rrymës pas skandalit...

Visar Azemi : ZRRE nuk e rriti çmimin e rrymës pas skandalit me njehsorët, nuk do të ndalemi

Të ngjajshme

Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligës

Ylli brazilian, Igor Thiago ka hyrë në histori të...

Fillojnë negociatat ShBA-Iran

Negociatat mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit,...

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Prishtina e Re – Malisheva

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Superligës,...

Arsenali mposhtet nga Bournemouth, rrezikon titullin në javët vendimtare

Arsenali ka bërë një gabim të madh, i cili...

Anëtari i LDK’së, Visar Azemi, ka thënë se vendimi i ZRRE-së për të mos i rritur tarifat e energjisë elektrike vjen pas ekspozimit të problemit me orët e rrymës. Sipas Azemit, pa u zbardhur e vërteta me çështjen e orëve elektrike nuk do të ketë lëvizje të çmimit të rrymës.

“Pas skandalit të madh me njehsorët elektrikë dhe pas kërkesës sonë të qartë që të mos merret asnjë vendim për ngritje të çmimit të energjisë elektrike pa u zbardhur e gjithë e vërteta, ZRRE ka njoftuar për mos-ngritje të tarifave të energjisë elektrike.”, ka shkruae Azemi.

Ai ka thënë se kjo është një fitore për qytetarët dhe një dëshmi se kur ngrihet zëri dhe kur kërkohet drejtësi, rezultatet vijnë.

“Por beteja nuk mbaron këtu.Nuk do të ndalemi deri sa ky skandal të zbardhet plotësisht, përgjegjësit të dënohen dhe qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura.”, ka shkruar Azemi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz