Vidhet barnatorja e QKUK-së, drejtori i ri i suspendon dy zyrtarë
01
Lexo edheNjë serb rreh shqiptarin te konviktet në Prishtinë
Gjatë vikendit në Barnatoren e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë vjedhur anestetikë me vlerë deri në 3000 euro dhe me këtë rast janë suspenduar 2 persona të dyshuar, ka konfirmuar për Gazeta Blic ushtruesi i drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu.
Si të dyshuar kryesor për këtë vjedhje janë dy personat përgjegjës që kanë poseduar edhe çelësin, të cilët janë suspenduar menjëherë nga drejtori i ShSKUK.
”Gjatë vikendit ka ndodhur, në barnatoret afër kirurgjisë është vërejtur ndërrimi që ka ardhur që mungojnë anestetikë, një sasi e madhe mungesë, policia është lajmëruar dhe unë menjëherë kam marrë vendim për suspendim të personave që kanë poseduar çelësin”, tha Sejdiu për Blic.

Lexo edheNjë serb rreh shqiptarin te konviktet në Prishtinë