Vidhen dy trafo në Trepçë, kapin vlerën rreth 80 mijë euro, Policia: Po hetohet rasti
dp

Lexo edheDy vdekje të dyshimta, një në Prizren e tjetra në Novobërdë

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në Trepçë.
Në raport bëhet e ditur se janë vjedhur dy trafo, vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro, përcjell Gazeta Express.
‘’VJEDHJE E RËNDË

Lexo edheDy vdekje të dyshimta, një në Prizren e tjetra në Novobërdë
Rr. Shala e Bajgorës, Mitrovicë 01.05.2026 – 08:05. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se ka ndodhur një vjedhje në objektin e Trepçës në Mitrovicë ku janë vjedhur dy trafo (pjesa e tyre e brendshme e bakrit), vlera e tyre e përgjithshme është 60-80 mijë euro. Rasti është duke u hetuar’’, ka njoftuar Policia.