

Një grua 50 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa katër persona tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht tek fshati Klinë e Mesme.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, një veturë me targa vendore dhe në rrethana ende të panjohura është përplasur me mbrojtëse të rrugës, ku si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën pasagjerja rreth 50 vjeçare, ndërsa katër persona të tjerë janë dërguar në spitalin rajonal të Mitrovicës për trajtim.
Një lexues i drenicapress.info ka dërguar një video në redaksi ku shihet vetura e aksidentuar. Portali Drenica Press ju shpreh ngushëllime familjarëve të viktimës, si dhe shërim sa më të shpejtë të lënduarve nga ky aksident. /Drenica Press/



