back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVideo motivuese për krejt botën: Kosovari i verbër që punon si zdrukthëtar

Video motivuese për krejt botën: Kosovari i verbër që punon si zdrukthëtar

Të ngjajshme

Shqipëria fiton, ngjitet mbi Serbinë që u shkatërrua nga Anglia

Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar një fitore minimale kundër...

Trump dënon sulmin izraelit në Katar: U njoftova nga ushtria amerikane, jo nga Izraeli

Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin izraelit ndaj...

Laçi: Shpresoj të shënojmë ndaj Serbisë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi ka folur...

 Nedim Bajrami: Ndaj Serbisë hyjmë për tri pikë

Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Nedim Bajrami, ka folur...

Nëse ndiheni të pamotivuar dhe mendoni se jeta juaj është e pashpresë, duhet medoemos ta shihni këtë video.

Ai quhet Daut Hoxha, është nga Ferizaj i Kosovës dhe është i verbër. Por kjo nuk e ka penguar që të punojë si zdrukthëtar prej 18 vjetësh.

Mund të duket e pazakontë por Dauti është një shembull ideal se me vullnet dhe pasion nuk mund të na ndalë asgjë për të bërë atë që duam.

I verbër por punon në zdrukthari on Vidnews.

“Këtë punë e bëjmë si familje prej viteve 70-ta, por unë me vëllezërit e mi kemi filluar pas lufte dhe jemi këtu prej rreth 18 vjetësh. E kam rutinë dhe zakonisht punoj kur nuk kam angazhime, se me nejt pasiv është shumë keq, mer vese të këqija. Unë jam aktiv dhe punoj, kjo nuk është ndonjë punë e zorshme. Punoj me vullnet, me qejf”.

Dauti punon dyer, orendi të ndryshme nga druri, ndërsa për miqtë, tabela shahu.

Në punishten e tij ai orientohet shumë lehtë dhe rrezikun nga mjetet prerëse apo të rënda të punës e konsideron pjesë të punës.

Ai shpjegon: “Sa i përket rrezikut e di për shembull se deri në cilën masë është sharra. Largësinë e sharrës e llogariti me dorë edhe nuk e kam problem sepse i ik rrezikut. Largësia e sharrës e di që duhet të jetë diku tek 15 cm dhe e mat me dorë duke e prekur”.

Po ashtu, Daut Hoxha është kryetar i Shoqatës së të Verbërve në Ferizaj, është student i Drejtësisë dhe pasioni tjetër i tij janë pëllumbat, për të cilët Dauti shprehet se shpendët kanë njëfarë ndjenje të shoqërimit me njerëz.

Ai shton se të verbrit i kanë shumë të zhvilluara shqisat e tjera dhe mundet që mes 100 pëllumbave nëse e merr në dorë e njeh se cili është, pasi i ka shumë merak.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz