VIDEO/ Ku*vë! M*t! Si trajtohen të jetimët e Shtëpisë së Foshnjes në Vlorë
BILLI

Lexo edhe“Po të më thoshte dikush që do të dhuroj një traktor ose një makinë BMW, unë do të zgjidhja traktorin”

Emisioni “Stop” ka publikuar pamjet e një kamere të fshehte në Shtëpinë e Foshnjes në Vlorë. Aty shihet dhuna verbale dhe fizike ndaj fëmijëve që strehohen në këtë institucion.
Punonjësja – Ik Leo ik, se do vijë Vali pastaj, të të veshë kanatiere!
Punonjësja 2 – Hajde këtu ti…!
Punonjësja – O, të keqen una…
Punonjësja 2 – Ulu aty! Një moment të gëzueshëm, ti ta kthen gëzimin në sherr. Unë s’kam nerva sot të bëj sherr me ty Koço.
Punonjësja – Ai u dënua, se u plevitos.
Punonjësja 2 – Je fshirë ti? Merre leckën, fshihu!
Punonjësja 2 – O çuna! Do ju dënoj prapë ëëë… Po kjo Ana ku është? Pse je aq ku*** ti, moj?!

Lexo edhe“Po të më thoshte dikush që do të dhuroj një traktor ose një makinë BMW, unë do të zgjidhja traktorin”
Punonjësja 2 – Pse hë…?! Aty të rrish! M*t! Mbylle, mbylle!
Punonjësja 3 – Hajde se kanë bërë që të gjithë zhurmë, por më shumë Fabio me Anën. I janë qepur Blerinës e s’e lënë rehat. Shoqen time, kolegen e punës ma meruan fare.
Punonjësja 3 – Ik, o çun, o…!
Punonjësja 3 – O idiote! O sa më dhemb mesi… o idiote, o debile, thashë se rashë…
Fëmijët jetimë ndëshkohen e thirren me epitete të neveritshme nga punonjëset e Shtëpisë së Foshnjës.