Veturat e Pacollit, nuk di cilës t’i japë (Foto)

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ka një dilemë jo të zakonshme për dallim nga qytetarët e Kosovës. Ai nuk e di cilën veturë ta drejtojë . Pacolli ka 9 automjete për udhëtim.
Mercedes GI 450, Mercedes ML 500, Mercedes SL 600, Mercedes G55L, AMG, Mercedes S 600, Mercedes GL, janë tipet e veturës Mercedes që Pacolli i ka në pronësi. Ai posedon edhe një Toyota Van dhe VW Van, të gjitha këto vetura i ka deklaruar në emrin e tij personal, shkruan Insajderi.


Lexo edheKadri Veseli: Ja pse humbëm në zgjedhje
Vetura me më së paku vlerë në treg, Pacolli e ka konsideruar veturën e tipit VW Van, e cila sipas tij kushton 20 mijë euro. Ndërkaq vetura më e shtrenjtë e Pacollit është Mercedes S 600, këtë veturë Pacolli e ka konsideruar se kushton 200 mijë euro.
Pacolli posedon edhe një avion privat, Avion Challanger CL 604 B&A Aviation, sipas tij ky avion ka cmimin prej 9 milionë e 900 mijë euro. Zëvendëskryeministri ka deklaruar se të gjitha këto automjet i ka blerë me pasuri të fituar jashtë Kosovës./Insajderi.com














