back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeVetura i shkel dy nxënëse, dërgohen me urgjencë në QKUK

Vetura i shkel dy nxënëse, dërgohen me urgjencë në QKUK

Të ngjajshme

Dy nxënëse janë goditur nga një veturë sot rreth orës 12:00 afër shkollave të mesme në Podujevë.

Të aksidentuarat kanë pësuar lëndime trupore, teksa pas trajtimit të parë në Qendrën Emergjente në Podujevë janë bartur për trajtim të mëtejshëm mjekësor në QKUK të Prishtinës. Rastin për Llapi.info e kanë konfirmuar nga Emergjenca në Podujevë.

“Nga aksidenti në fjalë, në Qendrën Emergjente në Podujevë janë paraqitur dy vajza. Trajtimi i tyre i parë është në bërë në Emergjencë dhe gjendja e tyre ishte stabile, por që të njëjtat janë transportuar për tretman të mëtejshëm mjekësor në QKUK”, kanë thënë nga Emergjenca.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hetuar rastin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz