BallinaLajmeAbelard Tahiri: Do të rritet numri i zyrtarëve që do të deklarojnë...

Abelard Tahiri: Do të rritet numri i zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Këshilltarin e Lartë për Masat Kundër Korrupsionit në Zyrën Qendrore të UNDP-së,​ z. Euy-Whan Kim, me të cilin ka biseduar për përmirësimin e infrastrukturës normative në luftën kundër korrupsionit.

Ministri Tahiri ka vlerësuar mbështetjen që deri më tani UNDP ka dhënë në përpjekjet e Republikës së Kosovës për të ndërtuar një qasje me zero tolerancë ndaj korrupsionit. Kjo mbështetje është duke vazhduar edhe në kuadër të agjendës legjislative të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e UNDP-së me orientimin e politikave publike të kësaj fushe, duke bërë të ditur se në kuadër të Pakos së Ligjeve Kundër Korrupsionit, është duke u punuar në hartimin e dy projektligjeve të reja, përkatësisht atij për Deklarimin e Pasurisë dhe për mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, të cilat do të sjellin një perspektivë më të fuqishme që nxitë parandalimin efikas të abuzimit dhe keqpërdorimit me paranë publike.

Me këtë rast, Ministri Tahiri ka njoftuar përfaqësuesit e UNDP-së se në këtë fushë janë paraparë ndryshime përmbajtjesore, duke filluar nga rritja e numrit të zyrtarëve që do të deklarojnë pasurinë, tek kontrolli efikas i të dhënave të deklaruara, deklarimi në formë elektronike dhe masat tjera që do të përcaktojnë qartë rolin dhe mandatin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, me fokus në parandalim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz