BallinaVetëvendosje - AAK - NISMA: Të zbatohet menjëherë Rezoluta

Vetëvendosje – AAK – NISMA: Të zbatohet menjëherë Rezoluta

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët, lidhur me “shpërnguljen masive të qytetarëve të Kosovës\”, ku është kërkuar implementimi i menjëhershëm i rezolutës së votuar në Kuvendin e Kosovës.

“Konsiderojmë se gjendja e rëndë ekonomike në vend, shkalla e lartë e papunësisë dhe shkalla e lartë e varfërisë në periudhën e pasluftës në Kosovë, janë pasojë e qeverisjes së keqe të vendit, keqmenaxhimit të parasë publike, dështimit të procesit të privatizimit, komprometimit të këtij procesi, korrupsionit, krimit të organizuar në ekonomi të lidhur me qeveritarët, mosfunksionimit të rendit dhe ligjit, konkurrencës jolojale ose mungesës së lirisë së tregut për subjektet ekonomike që nuk flirtojnë me pushtetin\”, thuhet në deklaratën e përbashkët të tri partive.

Sipas saj, zhvillimi ekonomik i mbështetur në resurset disponuese, në rritjen e prodhimit dhe në një qeverisje të mirëfilltë, krijon bazën materiale për punësim, prosperitet dhe eliminim të varfërisë.

“Në këtë mënyrë, qytetarit i krijohen kushtet për jetë të dinjitetshme në familjen e vet, në vendin e vet\”, thuhet në deklaratë.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë këtë javë, duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që të parandalojë migrimin e paligjshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz