Në protestetën e veteranëve të UÇK-së në muajin shtator, ish-luftëtarja e UÇK-së, Valentina Haliti, ka akuzuar kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati se nga kjo organizatë janë shitur çertifikatë të veteranëve deri në 3 mijë euro.
“Jetojmë në gjendje të vështir, po hyjmë në muajin e 3 pa pensione, të mbyllet lista definitive e veteranëve. Ligji u bë vegël e qeverisë, a s’iu vije turp kur ushtarët vetëvriten nga skamja. A s’iu vije turp që keni blerë statusin e veteranit. Hysni Gucati ka shit certifikata të veteranit 3 mijë euro”, kishte thënë ajo, përcjell Drenica Press.
Gucati në një intervistë për RTV21 ka thënë se zonja Haliti dhe bashkëshorti i saj kanë kërkuar falje.
Por veteranja nga Skenderaj e mohon kategorisht t’i ketë kërkuar falje Gucatit.
Ky është postimi i plotë i Valentina Haliti:
Mirmbrëma Shqiptarë kudo që jeni !!
Mbrëm në TV 21 Hysni Ngucati ka deklaruar që Un i kam kërkuar falje ??
Kjo është një e pavërtetë sepse Ai më ka dërguar njerëz në shtëpi që un t’i kërkoj falje publike dhe përgjigjja ime ka qenë …të fala i bëni Hysnis pushka top iu bëft në gjykat se kurr nuk i kërkoj falje as nuk i tërheqi fjalët që kam thënë!! O mashtrues i rradhës të ftoj në Tv kur të duash debat ball përball un jam ushtare e trajnuar në Cahanaj nga njerez të fort të Atdheut dhe nuk trembem nga askush dhe nga asgje??Nuk kam pas frik nga vdekja kur kam dhen betimin e tani nuk friksohem nga asgje !! Ti ke thën edhe tërhiqi fjalët ose do dënohesh me 20 000 €…por nuk ma ka ni kurr ….
Kurr nuk i tërheqi e kurr nuk të kërkoj falje ….
Nga njerëzit e pafytyrë mos prit asgje më shum …
Ti e din çfar ke bo ashtu si e din çfar të pret…
Të ftoj në debat direkt në TV . As un as burri nuk te kemi kërkuar falje e din shum mir çfar te ka then burri në telefon po ti nuk je aq burr me fol realitetin ….