Deputeti i VV-së i reagon Çitakut: Çështja e Speciales nuk duhet të trajtohet me kalkulime politike
dp

Lexo edhe“Betimi i ushtarit” jehon në sheshin “Skënderbeu” në protestën e gjashtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratave të nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, lidhur me çështjen e Gjykatës Speciale.
Në një postim në rrjetet sociale, ai ka kërkuar që kjo temë të trajtohet pa kalkulime politike dhe me më shumë prioritet institucional.
Rrustemi kritikoi qëndrimet e opozitës, duke thënë se njëherë është kontestuar funksionaliteti i Kuvendit përmes dërgimit të çështjeve në Gjykatën Kushtetuese dhe bojkotimit të kompletimit të kryesisë, ndërsa më pas është kërkuar tërheqja e lëndëve nga Kushtetuesja.
Ai bëri thirrje për më shumë seriozitet dhe reflektim për, siç u shpreh, “gabimet fatale të së kaluarës”, duke kërkuar një strategji të bashkërenduar shtetërore për mbështetjen e procesit në Hagë. /IndeksOnline/

Lexo edhe“Betimi i ushtarit” jehon në sheshin “Skënderbeu” në protestën e gjashtë
Postimi i plotë: