back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaSportVeteranët e Mitrovicës fitues të Kupës së Kosovës

Veteranët e Mitrovicës fitues të Kupës së Kosovës

Të ngjajshme

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Veteranët e Mitrovicës janë fitues të Kupës së Kosovës në futboll, garë kjo që për herë të parë u organizua nën ombrellën e FFK-së nga Liga e Veteranëve, transmeton Gazeta Metro.

Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua sot në orët e vona të pasdites në stadiumin e 2 Korrikut në Prishtinë, veteranët e Mitrovicës kanë shënuar fitore në duel me veteranët e Ferizajt, vetëm pas penalltive 6:5, ngase ndeshja në kohën e rregullt (dy herë nga 35 minuta) u mbyll baras 2:2. Nga afër këtë ndeshje e ndoqi edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu si dhe ish-futbollistë e trajnerë të futbollit kosovarë ndër vite.

Me gjithë temperaturat e larta veteranët e të dyja ekipeve dhuruan lojë shumë të mirë dhe me rivalitet të madh gjatë 70 minutave lojë. Ferizajasit kaluan të parët në epërsi me golin e Amir Lamaxhemës, në minutën e 30-të. Mirëpo, vetëm katër minuta më vonë Seid Onbashi i barazoi shifrat. Pjesën e dytë e nisën më mirë për mitrovicasit, të cilët në minutën e 47-të kaluan në epërsi. Realizator i golit ishte sërish Seid Onbashi.

Megjithatë, në vazhdim ferizajasit u treguan dukshëm më këmbëngulës dhe arritën të barazojnë rezultatin me golin e Genc Hysenit, në minutën e 56-të. Në minutat e mbetura të dyja skuadrat patën mundësi të mira shënimi, por nuk arritën të gjejnë golin e fitores dhe kësisoj fituesin e përcaktuan seritë e penalltive.

Më efikas nga 11 metra u treguan veteranët e Mitrovicës, të cilët në fund fituan 6:5. Në fund, medaljet për ekipet finaliste i shpërndau drejtori për sport në KK të Prishtinës, Fitim Rexha, derisa kupën kapitenit të veteranëve mitrovicas ia dorëzoi kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Ajet Shosholli./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz