Vetëm 17 vjeç, mesfushori që SHBA-ja e mori nga Shqipëria vendos rekord me ekipin e Pochettinos

Shqiptari Adri Mehmeti po përjeton një moment të veçantë në karrierën e tij.
Mesfushori 17-vjeçar ishte titullar në fitoren 4-2 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kilit, në miqësoren e zhvilluar më 30 shtator, shkruan TCH.
Ndeshja ishte e veçantë për Mehmetin, i cili u bë lojtari më i ri që Mauricio Pochettino ka aktivizuar si titullar në formacionin e kombëtares amerikane.
SHBA-ja e nisi takimin me një formacion me moshë mesatare 23.1 vjeç, ndërsa Mehmeti, me vetëm 17 vite, ishte një prej emrave që tërhoqi vëmendjen.

Lexo edheAnglia gjen fitoren e parë në “Nations League”, mposhtin Çekinë

Për mesfushorin me origjinë nga Saranda, kjo ishte paraqitja e dytë me kombëtaren amerikane, pasi më herët kishte marrë minuta edhe në një tjetër ndeshje miqësore.
Mehmeti po zhvillon një sezon pozitiv edhe në nivel klubesh. Ai është një titullar i rregullt te New York në MLS, ku deri tani ka kontribuar me një gol dhe katër asistime në kampionat.
Edhe pse ka veshur fanellën e SHBA-së në dy ndeshje miqësore, Mehmeti ende mund të ndryshojë përfaqësuese në të ardhmen, pasi këto takime nuk e kanë mbyllur përfundimisht mundësinë e zgjedhjes së një tjetër kombëtareje.














